Vranësira të lehta dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot


Deri në mesditën e ditës së sotme, vendi do të mbetet nën dominimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të lehta. MeteoAlb ka njoftuar se më të dukshme do të paraqiten në veri dhe lindje.

Nga ana tjetër, pasditja do të sjellë shtim të vranësirave dhe pritet që në pjesën më të madhe të vendit të kemi shira të izoluar. Gjithashtu thuhet se nata sjell rrebeshe afatshkurtra shiu.

Edhe temperaturat e ajrit do të ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 3°C  deri në 21°C. Ndërsa ra do fryjë mesatare gjatë paradites por forcohet pasdite duke arritur shpejtësi 65 km/h nga drejtimi Jugor ndërsa  në det krijohet dallgëzim 6 ballë.


Like it? Share with your friends!