Policia e Tiranës është vënë në kërkim të një 41-vjeçari i cili nuk është emër i panjohur për uniformat blu.
Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet I.Sh. i cili ka qenë i dënuar për vjedhje. Por së fundmi atë e ka denoncuar bashkëjetuesja e tij.
Nënë e një vajze të mitur, gruaja e shqetësuar ka shkuar në Komisariat dhe e ka denoncuar 41 vjecarin me të cilin kishte një lidhje intime, pasi dyshohet se ai ka kryer vepra të turpshme me të voglën e saj.
“Më datë 02.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit I. Sh., 41 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka kryer vepra të turpshme me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij”, tha policia.