Nuk do ta njihni! Ira ti je? Bashkëshortja e Gaz Pajës ndryshon look dhe…


Ira Seferi u ka thënë “bye bye” flokëve bjondë.

Nëpërmjet fotove të publikuara në Instagram, Ira ka habitur të gjithë ndjekësit pasi fansat janë mësuar ta shohin gjithmonë me look-un e saj bjond.

Ky postim i saj mori mjaft pëlqime dhe komente nga ndjekësit të cilët nuk i kursyen fjalët më të bukura.

Gazi dhe Ira janë një ndër çiftet më të përfolura në rrjetet sociale dhe si të tillë as ditëlindja e bukuroshes nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e duhur.

Më herët, në ditën e lindjes ajo mori një buqetë me lule në ngjyrë lejla e të bardhë dhe në imazhin e publikuar ajo shfaqej shumë e lumtur. Ajo nuk ka treguar se kush ja ka bërë këtë dhuratë kaq të veçantë, mirëpo ka marrë një mesazh super romantik nga Gazi.

Aktori i humorit ka shkruar pak fjalë për partneren e tij, por me shumë kuptim.

Gëzuar zemra ime! Ira Seferi siç e ke zemrën ashtu u bëftë”, ka shkruar Gaz Paja në koment.

Dyshja e njohur jetojnë së bashku që pas martesës së tyre, të cilën e organizuan rreth 1 vit më parë. Ira dhe Gazi janë edhe prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emin Dard.


Like it? Share with your friends!