“Qendra Kulturore e Fëmijëve “organizon fazën e dytë të Olimpiadës së Matematikës


Është zhviluar sot në mjediset e Planetary School në Durrës, olimpiada e matematikës për nxënësit e shkollave nëntë vjeçare. Qendra Kulturore e Fëmijëve, sektori shkencor mundësoi që edhe këtë vit të zhvilloi këtë olimpiadë, e cila shënon vitin e 25 dhe arriti sot në fazën e saj të dytë dhe atë finale.

Olimpiada e Matematikës për nxënësnit e klasave të katërta deri në të teta të rrethit të Durrësit, sipas drejtorit të “Qendrës Kulturore të Fëmijëve”, Avni Çuni bën bashkë nxënësit më të mirë në shkencën e matematikës, dhe është rezultat i bashkëpunimit të këtij institucioni dhe drejtorive të shkollave.

Për shkak të situatës së COVID-19, ky aktivitet këtë vit ka pasur një numër më të limituar nxënësish, por pandemia nuk ka ndalur këtë event të rëndësishëm që synon të promovojë dhe nxis nxënësit drejt shkencave ekzakte, ndaj drejtori Çuni gjeti rastin që të falenderonte gjithë organizatorët.


Like it? Share with your friends!