Bien ndjeshëm rastet me covid, ja se si duket situata në spitale dhe në qytetet më të prekura


Ministria e Shëndetësisë raporton se 9 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në 24 orët e fundit, ndërsa nga 3007 testime të kryera, 341 prej tyre kanë rezultuar pozitive me koronavirus.

Ditët e fundit vihet re një rënie e rasteve aktive me covid. Aktualisht kemi 30,754 raste aktive, nga 31,095 që raportoheshin një ditë më parë.

Situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme, ndërsa ka një rënie të të shtruarve dhe pacientëve të intubuar. Aktualisht janë 4 të intubuar nga 7 që ishin dje.

“Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 263 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.”, njofton ministria.

Të shëruar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 673 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,173 që nga fillimi i epidemisë.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.


Like it? Share with your friends!