Bie nga skela, 55-vjeçari nga Pogradeci në gjendje kritike për jetën


Një 55-vjeçar është aksidentuar ditën e sotme në Pogradec teksa ka qënë duke punuar. Sipas policisë, burri ka qënë duke punuar në një ndërtesë trekatëshe në Pogradec, teksa është rrëzuar aksidentalisht nga skela. Për pasojë, ai ka marrë dëmtime trupore e më pas është dërguar menjëherë në spital.

Ende nuk dihet se si është gjendja e tij shëndetësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Njofimi i Policisë

Më datë 04.04.2021, rreth orës 10:00, jemi njoftuar se në lagjen nr. 1, Pogradec, shtetasi F. K., rreth 55 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke punuar në një ndërtesë 3-katëshe, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga skela dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u dërgua në Spital ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Like it? Share with your friends!