Shqipja dhe Tea përballen për herë të parë në ekran, përplasje e ashpër mes dy ish-konkurrenteve


Dy ish-konkurrentet e Për’puthen, Tea dhe Shqipja u përballën live me njëra-tjetrën pas shumë kohësh. Ato ishin të ftuara në “E diell”, Top Channel.

Shqipja e sulmoi Tean që në fillim të emisionit, duke u shprehur se ajo ka qenë e vërtetë vetëm me veten e saj dhe se ka gënjyer një Shqipëri të tërë.

Të ftuara në rubrikën “Trotuar” në emisionin “E diell” për të diskutuar për negativitetin e madh të publikut ndaj figurave të ekranit, biseda mes vajzave nisi menjëherë me tone të larta. Shqipja tha se Teas nuk do ja fal kurrë ato që ka thënë për të në emision dhe me ironi u shpreh se Tea ka qenë vetëm e vërteta e vetes.

“Nuk mund ta kthejmë të keqen me të mirë, këtë e kemi parë. Ti çfarë nuk ke thënë për mua brenda atij programi dhe në mënyrën më të shëmtuardhe më ke gënjyer sy për sy dhe Tea unë ty këto nuk t’i harroj. Do t’i mendosh do t’i elaborosh dhe do vish të m’i thuash.

Ajo ka qenë e vërteta e vetes së vet. Vetëm me veten tënde ke qenë e vërtetë, vetëm me gjërat që ke bërë ti ke qenë e vërtetë”, tha Shqipja drejtuar Teas.

 

 

 

Më pas ajo i doli në mbrojtje autores së “Për’puthen”, Olsa Muhametit, duke u shprehur se Tea dhe Andi kanë zgjedhur vetë që të gënjejnë publikun.

“Olsa të thoshte bëj video nusja dhe dhëndri dhe shko me pushime, që dole aty me ato flokët e shpupurisura. Nuk mund të hedhësh baltë tek kush të duash ti, me të tjerët po, por jo me mua”, tha Shqipja.


Like it? Share with your friends!