Ja si do të jetë fleta e votimit në zgjedhjet e 25 prillit/ Kolegji Zgjedhor merr vendimin


Kolegji Zgjedhor ka lënë në fuqi vendimin e KAS për fletën e votimit në zgjedhjet e 25 prillit.

Pra, me anë të këtij vendimi, identifikimi i kandidatëve në fletën e votimit do të jetë me numra dhe jo me emër e mbiemër, propozim ky i Komisionerit Shtetëror dhe Partisë Demokratike.

PD paditi vendimin e KAS për fletën e votimit të 25 prillit, pasi kjo e fundit rrëzoi kërkesën e saj për fletë vertikale dhe pranoi atë të PS për kandidatë me numra.

Po ashtu PD ka paditur edhe vendimin për logon e BD, pasi është ankuar për ngjashmëri me të sajën dhe mund  të krijojë konfuzion në fletën e votimit.

‘’Çështja e fletës së votimit ndikon drejtpërdrejt tek zgjedhjet, dhe listën e kandidatëve. Meqenëse nuk ka kërkime të tjera, nga padia që kemi ngritur, vlerësojmë që kërkesa i plotëson kriteret e ligjit për t’u pranuar nga ana e Gjykatës.’’- tha Ivi Kaso.


Like it? Share with your friends!