Bie në pranga 33-vjeçari në Tiranë, pasi tentoi të përdhunojë të renë


Një 33-vjeçar me iniciale GJ.K është arrestuar në flagrancë nga policia. Ky shtetas ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 32-vjeçare, si dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka përndjekur duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

‘Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj. K., 33 vjeç,  pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 32-vjeçare, si dhe në mënyrë të vazhdueshme e ka përndjekur duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj”, njofton policia.

 


Like it? Share with your friends!