Do te keni mundesine te realizoni nje enderr tuajen/ Astrologia Meri Gjini parashikon keto 9 shenja


Dashi

Mërkuri në një pozicion të pafavorshëm për ju sot mund të nxjerrë jo pak pengesa, kështu që parashikohet një ditë disi e ndërlikuar. Ju këshillohet gjithmonë të kini parasysh sensin e masës.Nuk do ta keni edhe aq të lehtë sot, pasi janë një mori planetësh, me Marsin dhe Afërditën në krye, të cilët i keni kundër. Vërini “veshin” Mërkurit, që ju sugjeron të tregoheni realistë.
Demi

Dashuria nuk është e bukur po nuk pati grindje, por juve në fakt po ju “mbërthen” xhelozia. Me kohën partneri mund të lodhet dhe tju braktisë. Të lindurit ditën e diel ose të martë, nëse po jetojnë një histori dashurie ekstra ose të komplikuar, duhet të bëjnë shumë kujdes për mos ti ikur situata nga duart.Periudhë me fat për aq kohë sa dini ti “lexoni” arsyet pse të tjerët ju kërkojnë. Jini më racional dhe fati i mirë do tju “përqafojë” më shpesh. Kush ju do shumë, është një hap larg jush: do ta ndieni fort frymëmarrjen dhe prezencën e tij/saj.
Binjakët

Duket se impenjimet personale e, ca më tepër, ato familjare do të jenë në rend të ditës për ju, por kjo nuk do të thotë se duhet të lini pas dore gjërat e tjera. Mund tju vijë një ofertë.Jeni të bindur se mënyra që i bëni gjërat është po aq e rëndësishme sa ajo se çfarë bëni, ndaj mos i toleroni personat e vrazhdë dhe të pasjellshëm. Sot mund të jeni veçanërisht krijues dhe për këtë do të tërhiqni vëmendjen e dikujt, që ju ka pikasur prej kohësh. Gjeni mënyrën që mos ti humbisni këto raste.

Gaforrja
Do të jeni në guidën e Marsit dhe Afërditës, prandaj edhe siguria juaj sot do të jetë e madhe, por kujdes, sepse nuk duhet ta teproni. Ndjenjat dhe pasioni do të jenë vërtet në kulmin e tyre.Lërini që gjërat të ndjekin rrjedhën e tyre: sot do të keni rastin e duhur për të riparë njerëzit që nuk i shihni prej kohësh. Do të përjetoni një kohë të mrekullueshme. Për këtë fakt do të jenë të shumtë ata që do tju “kthejnë kurrizin”, por mos u shqetësoni dhe përballojeni gjithçka me durim.

Luani

Parashikohet një ditë plot tensione e kontraste për ju, ashtu siç është edhe qielli juaj, me kontrastet e Jupiterit e Saturnit që japin energji, dhe të Marsit e Afërditës që ju tendosin nervat.Do të keni ide origjinale dhe inovative sot: përpiquni ti vini në zbatim. Gjithashtu do të keni të reja dhe avantazhe nga disa takime të rëndësishme. Çështje të së kaluarës për ti zgjidhur. Kontakte me mjekë dhe infermierë. Kujdes me shpenzimet!
Virgjëresha

Nuk ju duhet shumë për të arritur një objektiv, një fitore, nëse bëhet fjalë për një “ndeshje” , por duhet të gjeni lëvizjen që jua jep këtë mundësi. Një takim i papritur ju bën të mendoheni,Dita e sotme mund të jetë rasti i duhur për të bërë sqarimet e dëshiruara. Bëni pjesën tuaj dhe insistoni në mënyrën e duhur për të marrë atë çka dëshironi. Ndërkaq, çfarë kuptimi ka të “gërmoni” në të kaluarën!

Peshorja
Impenjimet tuaja sot do të jenë shumë të mëdha, sepse, pas një periudhe festive e qetësie, ju janë grumbulluar shumë pro bleme. Marsi jua ngre mendjen, por duhet të tregoni maturi.Një person ju ka vëzhguar në heshtje, por nuk ka pasur kurajën të “bëjë përpara”. Por sot do të bëhet i/e gjallë, ndaj ju këshillohet që të silleni në mënyrë të tillë që mos tju kuptojë nëse keni apo jo interes për të. Një lajm nga larg do tju japë shtytjen e duhur për hapa të sigurt.

Akrepi

Hëna, Afërdita dhe Marsi sot do të jenë yjet tuaj të mirë e mesa duket do të jenë të tillë për disa kohë, duke iu mbështetur veçanërisht në fushën afektive. Duhet të jeni më racionale.Sot përpiquni që të argëtoheni dhe të dilni jashtë. Është rasti i mirë për të parë vitrinat dhe për të shëtitur nëpër qytet. Lëruni hapësirë ndjenjave të reja. Shumë mirë dashuria dhe puna. Për beqarët shihen mundësi të mira në horizont.

Shigjetari
Nëse ka diçka që ju mundon, është mirë të mos e mbani në vetvete e të mbylleni, sepse gjendja juaj shpirtërore (për “faj” edhe të Hënës) nuk është nga më të mirat. Hapjuni një miku.Do të kaloni një ditë në të cilën do ta keni të vështirë të qëndroni të palëvizur, për shkak të një hëne të shkëlqyer që do tju bëjë hiperaktivë dhe me shumë energji për të realizuar objektiva që keni synuar prej kohësh.

Bricjapi

Sot do të de keni mbështetjen e fuqishme në radhë të parë të Merkurit, i cili. Së bashku me Afërditën dhe Marsin përbën një treshe mjaft interesante për aktivitetin tuaj. Mirë shëndeti.Ashtu sikurse shpresa për një të ardhme të mirë, edhe zemra juaj ndihet e ekzaltuar nga lajmet e mira që mund të merrni sot. Mos mbani mëri për një mik që në të kaluarën ju ka lënduar. Në fund të fundit është një njeri i mirë që meriton një mundësi tjetër!

Ujori
Një kuadër përgjithësisht i paqartë yjor bën që edhe ju sot të jeni konfuzë dhe në një gjendje të tillë që nuk dini nga tia filloni më parë. Ndoshta është më mirë të prisni pak kohë.Mos u nxitoni në dashuri: prisni që koha tju maturojë. Të lindurit në ditën e enjte do ta ndiejnë shumë praninë e miqve. Në mbrëmje mund tju lindin debate të vogla, por të vështira për ti menaxhuar, ndaj mos e humbni qetësinë që ju karakterizon.

Peshqit

Kur ke yje mjaft aktivë që të mbështesin është e pashmangshme që edhe vetë të tregohesh i gjallë dhe aktiv. Kështu që pritet një ditë plot aktivitete ku nuk do të mungojnë edhe të papriturat.Do të jeni aktivë dhe ironikë. Do të kontaktoni me persona që merren me artin. Në shtëpi do të mërziteni. Është e kotë të insistoni për një situatë dhe një person që nuk do të ndryshojë kurrë: atë gjë që ju i kërkoni nuk e ka bërë prej kohësh, përse mund ta bëjë pikërisht tani.


Like it? Share with your friends!