Pas vaksinimit të grup moshave të treta, punonjësve të shëndetsisë, arsimtarëve, janë vaksinuar punonjësit e sigurisë portuale të Portit të Durrësit. Lajmin e bënë me dije në një postim, në rrjetin social FaceBook, vetë Autoriteti Portual. Sipas postimit proçesi ka nisur dje në në mjediset e pallatit të sportit “Ramazan Njala” ku është instaluar dhe Qendra e vaksinimit rajonal të Durrësit. Dje kanë marrë dozës e parë të vaksinës punonjësit e sigurisë, ndërsa më pas do të vijohet dhe me punonjësit e sektoreve të tjerë.
Postimi i plotë:
Punonjësit e Forcës së Sigurisë Portuale kanë nisur të vaksinohen sot në mjediset e pallatit të sportit “Ramazan Njala” ku është instaluar Qendra e vaksinimit rajonal të Durrësit.
Punonjësit e vaksinuar të FSPD-së, përbëjnë grupin e dytë të kategorisë së punonjësve të portit, pas grupit të mjekëve, infermierëve dhe punonjësve të sektorit shëndetësor në portin më të madh të vendit, të cilët u vaksinuan 2 javë më parë.