I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Lezhë 46-vjeçari i dënuar nga Italia (Emri)


Policia e Lezhës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të dënuar nga autoritetet italiane me 11 vite e 7 muaj burgim, për disa vepra penale.

Ermir Lekstakaj  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi është dënuar për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrje në grup kriminal “, “Plagosja”, “Rrëmbim personi” dhe “Kundërshtim i punonjësit të Policisë “.

Arrestimi i tij u bë në bashkëpunim me Interpol Tirana, me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

 


Like it? Share with your friends!