Dita Botërore e Shëndetit, Ambasada e SHBA: Mirënjohje për punonjësit e shëndetsisë që po “luftojnë” me COVID-19


7 prilli,  njihet si dita Botërore e Shëndetit dhe sot kudo nëpër botë i kushtohet një vëmendje e madhe shëndetit dhe atyre që janë në vijën e parë për garantimin e tij.

7 prillin e ka kujtuar sot dhe Ambasada e SHBA në vendin tonë. Me anë të një psotimi në rrjetin social FaceBook, kjo ambasadë i ka kushtuar një vëmendje gjithë atyre që punojnë në vijën e parë të “luftës” me COVID-19.

“Këtë vit, kjo ditë merr një kuptim akoma më të veçantë, pasi u jemi mirënjohës më shumë se kurrë të gjithë punonjësve të shëndetit në të gjithë botën që po luftojnë COVID-19 çdo ditë dhe po rrezikojnë jetët e tyre, për të shpëtuar tonat”, shkruan Ambasada Amerikane ndër të tjera në postimin e saj.

Nga ana tjetër ajo bën dhe një thirrje që të gjithë të  bashkohen në këtë ditë për të falenderuar punonjësit e shëndetsisë.

“Bashkohuni edhe ju me këtë ditë, falënderoni një punonjës shëndetësor sot!

Postimi i plotë:

7 Prilli shënon festimin e Ditës Botërore të Shëndetit, një ditë për të shprehur vlerësimin tonë për të gjithë punonjësit shëndetësorë të cilët përpiqen çdo ditë për një botë më të shëndetshme. Këtë vit, kjo ditë merr një kuptim akoma më të veçantë, pasi u jemi mirënjohës më shumë se kurrë të gjithë punonjësve të shëndetit në të gjithë botën që po luftojnë COVID-19 çdo ditë dhe po rrezikojnë jetët e tyre, për të shpëtuar tonat! Bashkohuni edhe ju me këtë ditë, falënderoni një punonjës shëndetësor sot! Dhe nëse doni të mësoni më shumë, klikoni këtu https://bit.ly/3rUajXu

| April 7 marks the celebration of #WorldHealthDay, a day to express our appreciation to all the health ëorkers ëho strive every day for a healthier ëorld. This year, this day takes a particularly special meaning, as ëe are more grateful than ever to all the health ëorkers around the ëorld ëho are fighting COVID-19 every day and are putting their lives to risk, to save ours! Join the celebration, thank a health ëorker today!

If you ëant to learn more, click here https://bit.ly/3rUajXu


Like it? Share with your friends!