Jepet vendimi për vaksinën Astra Zeneca / EMA: Krijon mpiksjen e gjakut, por jo…


Agjencia Evropiane e Ilaçeve ka thënë se ka gjetur një “lidhje të mundshme” në mes të vaksinës kundër koronavirusit, të kompanisë AstraZenenca dhe një çrregullimi të rrallë të trashjes së gjakut, mirëpo ka thënë se përfitimet e vaksinës tejkalojnë rreziqet.

Sipas REL, kjo agjenci nuk ka vënë kufizime të reja në përdorim të vaksinës për personat mbi 18 vjeç.

Agjencia në fjalë ka thënë se shumica e rasteve që janë raportuar me trashje gjaku, janë gra nën moshën 60-vjeçare, brenda dy javëve të vaksinimit.

Ekspertët kanë rishikuar disa dhjetëra raste që janë raportuar në Evropë dhe Mbretëri të Bashkuar, ku 25 milionë persona kanë marrë vaksinën e kompanisë AstraZenenca.

“Rastet e raportuara të trashjeve jo të zakonshme të gjakut, pas vaksinimit me vaksinën e AstraZenecas, duhet të renditen si efekte të mundshme anësore të vaksinës”, ka thënë shefja ekzekutive e agjencisë, Emer Cooke.

Ajo shtoi se “Përfitimet janë shumë më herë më të larta, se sa efektet anësore, që sipas tyre ekziston një lidhje me mpiksjen, por që janë shumë të rralla, por që ende nuk i dihet shkaku”.

 


Like it? Share with your friends!