Rakacolli apel të fortë partive politike: Po rrisni numrin e të infektuarve


Komiteti Teknik i Ekspertëve është mbledhur sërish sot në javën e 56 me Covid në një konferencë për shtyp.

Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli, tha se ka një përmirësim të lehtë të situatës, megjithatë masat do të mbeten të njëjta për shkak se kanë treguar efikasitet.

Ajo gjithashtu u bëri një thirrje partive politike që të shmangin grumbullimet e njerëzve gjatë fushatës.

“Këto vendime do rishihen pas dy javësh. Komiteti i Ekspertëve është shumë i shqetësuar për shkak të fushatës elektorale të disa partive politike. Po bëhen grumbullime të mëdha, pa respektuar rregullat.

Ju bëj apel të gjithë subjekteve politike, që takimet e tyre elektorale t’i bëjnë në përputhje me rregullat e vendosura. Vetëm kështu do mundemi të vazhdojmë të kontrollojmë situatën,” tha Rakacolli.

 


Like it? Share with your friends!