Itali/ Kriza e pandemisë një problem serioz , tregëtarët në Carrassi në protestë


Qepenat nisin të hapen. Tabelat e varura në dritaret e bizneseve të rrethit Carrassi janë të qarta: “Unë hap aktivitetin. Ne kemi të drejtë të punojmë”. Pas demonstratës në Romë, tregtarët kthehen për të protestuar në Bari në Itali.

Ata e bëjnë këtë me një iniciativë simbolike të njoftuar prej ditësh, e cila ka përfshirë shoqata të ndryshme në shumë qytete italiane: mbajtja e dyqaneve të hapura, madje edhe ato që duhet të qëndrojnë të mbyllura në zonën e kuqe, pa shitur. “Shteti na ka reduktuar në të brendshme” është tabela e postuar në dy manekina në Corso Benedetto Croce.

“Nëse nuk punojmë ne nuk do të vdesim nga kovidi, por nga uria. Ne nuk mund të paguajmë dot taksat si më parë, nuk mund të mbyllim dot shpenzimet tona familjare. Me këtë mbyllje me po falimentojmë krejtësisht, pasi nuk na është paguar as 50 % i premtuar”, thonë pronarët e dyqaneve.

Nga ana tjetër, shifrat e rasteve të reja vazhdojnë të rriten. Por, protesta e tregtarëve nuk është një mohim i gjendjes shëndetësore, por një kritikë e strategjive të zbatuara. Në disa raste mbylljet favorizojnë aktivitetin e paligjshëm dhe për këtë arsye qarkullimin më të madh të virusit në mjedise të pakontrolluara.

Shoqata “La Formica”, e cila organizoi iniciativën në Bari dhe mori pjesë në paradën e Romës, ka bërë të ditur, përmes presidentit të saj Mimmo Tarantini, se protestat do të vazhdojnë në ditët në vijim.


Like it? Share with your friends!