“Ema”miraton për përdorim vaksinimin e të gjitha grupmoshave me AstraZeneca


Agjencia Evropiane e Medikamenteve (EMA) sheh një lidhje të mundshme midis vaksinës së Astrazenecas kundër koronavirusit dhe trombozave shumë të rralla tek njerëzit e vaksinuar. Megjithatë, ajo rekomandon vaksinime të mëtejshme me vaksinën për të gjitha grupmoshat.

Këtë EMA e njoftoi të mërkurën. Pavarësisht nga rastet shumë të rralla të trombozës së trurit, EMA rekomandon pa rezerva përdorimin e vaksinës së Astrazenecas kundër virusit.

Dobia e vaksinës duhet të vlerësohet më lart se rreziqet, shpjegoi EMA në Amsterdam. Megjithatë, në raportin për efektet anësore këtej e tutje duhet të përfshihet shënimi për një lidhje të mundshme me trombozën e rrallë të venës cerebrale.

 


Like it? Share with your friends!