A Mund Të Sëmuremi Nëse Dikush Kollitet Pranë Nesh?


Një kollë e vetme mund të lëshojë në ajër minimalisht 3000 stërkla me gjurmë virusi apo bakteresh me një shpejtësi prej 80 km në orë.

Ato bien tek njerëzit përreth, në rrobat e tyre, në sipërfaqet e afërta dhe në ajër duke arritur në 6 metra distancë.

Në rastin e tështimës, stërklat mund të arrijnë deri në 8 metra distancë.

Ato qëndrojnë në ajër rreth 10 minuta duke patur mjaftueshëm kohë që të arrijnë në rrugët e frymëmarrjes të njerëzve të tjerë.

Ekspertët shpjegojnë se virusi mund të zgjasë deri në 2 orë tek materialet e metalit apo bakrit.

Ndërsa në materiale të tjera si plastika apo kartoni mund të zgjasë shumë më shumë deri në 9 ditë.

A Mund Të Sëmuremi Nëse Dikush Kollitet Pranë Nesh?

Gjasat e infeksionit varen nga tre faktorë:

  • Kohëzgjatja e ekspozimit, pra sasia e stërklave që janë futur në rrugët e frymëmarrjes
  • Infeksioni i mundshëm tek personi që kollitet
  • Imuniteti juaj.

Gjasat janë që njerëzit të jenë të infektuar por të mos kenë simptoma dhe kësisoj të infektojnë të tjerët një ditë para simptomave dhe deri në 7 ditë pas shërimit.

Si Të Mbrohemi?

Në të gjithë këtë situatë mjekët dhe ekspertët këshillojnë që të bëni kujdes me higjenën.

Nëse i pastroni vazhdimisht sipërfaqet ku ndodheni me alkool dhe i dezinfektoni ato mirë atëherë virusi do të çaktivizohet.

Kështu mundësia e prekjes dhe e marrjes së këtij virusi është shumë e paktët.

Gjithnjë kini parasysh që të pastroni veçanërisht sipërfaqet e plastikës dhe kartonit para se ti prekni apo fusni në shtëpi.

Lani duart, dezinfektoni telefonin dhe çdo gjë tjetër që prekni gjatë ditës.

Sigurohuni që pastruesit tuaj të kenë më shumë se 60% alkool, në mënyrë që të mund të japin efekt mbi virusin COVID-19.

Kur dilni në rrugë, mbulojeni hundën dhe gojën me shami ose maskë për të penguar thithjen e stërklave nga rrugët e frymëmarrjes.

Nëse dikush në shtëpinë tuaj kollitet apo tështin, gjasat janë shumë të larta që stërklat të futen në rrugët e frymëmarrjes.

Qëndroni larg turmave dhe shmangni kontaktet me njerëzit e sëmurë.

Nëse vëreni që dikush do të kollitet në drejtimin tuaj, kthehuni në anë të kundërt që të pengoni sa më shumë ekspozimin./ AgroWeb.org

 


Like it? Share with your friends!