Merr fund stresi/ Në pritje për Dubai, pasagjerët e bllokuar në Rinas nisen me autobus drejt aeroportit të Podgoricës (VIDEO)


Pamjet që shihni vijnë nga aeroporti i Rinasit, ku ka nisur transportimi i udhëtarëve që kishin prerë biletën për në Dubai, të cilët do të nisen nga Mali i Zi.

Por tashmë, duke marrë parasysh situatën e bllokimit të punës në aeroportin ndërkombëtar të vendit tonë, për shkak të grevës së kontrollorëve, një autobus është vënë në dispozicion të pasagjerëve, për t’i transportuar ata drejt Podgoricës.

Gazetarja Erjola Jata ka siguruar për “BalkanWeb” pamje nga momenti kur pasagjerët shkojnë bashkë me valixhet drejt autobusit. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, ‘Tirana International Airport’ ka bërë me dije se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës në orën 18:30.

 

 

“Njoftojmë gjithashtu se pasagjerët e itinerarit Dubai – Tiranë po me flydubai, se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18:30 orë lokale, kështu që operatorët turistikë janë të lutur të kujdesen për transportin e tyre nga Podgorica në Tiranë me autobusë.”, thuhet në njoftimin e TIA-s.

Kujtojmë se ministrja Balluku tha se sot do të nisnin vetëm fluturimet emergjente, ndërsa nesër do të nisin të gjitha linjat.

 

(BalkanWeb)


Like it? Share with your friends!