Nga dashuria tek financat, çfarë parashikon harta astrologjike për shenjat nga Astrologia Esmeralda Petrela


Në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” astrologia Esmeralda Petrela teksa foli për hartën astrologjike dhe parashikimin e shenjave për këtë periudhë.

Dashi

Fokun e ka tek puna, tek idetë e reja në fushën e punës. Do të jetë e lehtë për çështjet e punës dhe manovrimin e situatës.

Demi

Do të fokusohen tek çështjet e pasionit dhe të dashurisë. Një romancë e re, do të ketë fillime të reja me partnerin.

Binjakët

Është periudhë kur ndihet patriotik, ka më shumë dëshirë të shikojë vendin e vet, shtëpinë dhe të krijojë harmoni me njerëzit që ka në shtëpi, me gatimet, me këto çështje që lidhen me kujdesin e ambientit që të bën të ndihesh rehat.

Gaforrja

Periudhë kur do të flasë shumë dhe të ndajë shumë informacione. Do të krijojë shoqëri të reja, do të marrë një lehtësim nga një person i njohur dhe kjo do ta bëjë të ndihet entuziast dhe aktiv në rrjete sociale.

Luani

Periudhë shumë e mirë për të menduar për të menaxhuar situatën financiare. Nuk është një periudhë që rritet domosdoshmërisht.

 

Virgjëresha

Fillim i ri në aspektin fizik, pamje dhe për imazhi që kanë për veten. Nëse kanë qenë pasiv do të bëhen aktiv, nëse kanë qenë aktiv do të bëhen edhe më shumë. Në përgjithësi do të ketë rritje vetëbesimi.

Peshorja

Periudhë ku janë më të tërhequr se nuk kanë dëshirë. Mund të kenë njerëz që i kanë përzemër, por nuk duan t’ju kushtojnë shumë energji sepse e shohin që kanë nevojë të ulen diku dhe të bëjnë një punë të izoluar prej të tjerëve.

Akrepi

Periudhë shumë e mirë për fitimin, për çështjen e rritjes së shitjeve. Mund të kenë një punë të dytë ose diçka e tillë që jep më shumë fitim. E ndjen veten më afër realizimit të ëndrrave të mëdha.

Shigjetari

Një periudhë ku është i dhënë pas karrierës. Punojnë shumë fort dhe janë të aftë t’ja dalin, por iu duhet pak kohë që ta kuptojë që nuk ka arsye për t’u shqetësuar. Ndihen shumë krenar për veten në këtë periudhë.

Bricjapi

Janë të fokusuar tek çështjet filozofike, duna të lexojnë, të mësojnë, të blejnë libra dhe të marrin informacione për ta mbajtur veten mirë. Sidomos ata që kanë çështje ligjore për t’u marrë, si dhe gjithashtu do të udhëtojnë.

Ujori

Janë të dhënë pas kërkimit të përgjigjeve psikologjike: pse raporti im me këtë person nuk funksionon, çfarë me jep zemër. Kanë një periudhë tranformimi të thellë që mund të duket e parehatshme për momentin por në thelb është mirë.

Peshqit

Një periudhë për bashkëpunimin me njerëzit e tjerë, kanë më shumë mundësi për të krijuar harmoni, marrëveshje dhe kontrata. xh.d/abcnews.al


Like it? Share with your friends!