Sherr me thikia midis të rinjsh në Yzberisht/ Plagoset 34- vjeçari ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim


Një plagosje me thikë është regjistruar në Yzberisht. Ngjarja ndodhi mbrëmë

Autoritetet raportojnë se  28-vjeçari Bruno Basha dhe 26-vjecari Mario Basha ,për motive banale janë konfliktuar dhe kanë qëlluar me thike 34-vjeçarin. Në konflikt është përfshirë dhe një shok i 34-vjeçarit, i cili mbeti i lënduar me sende të forta.

34-vjeçari u transportua ne spital jashte rrezikut per jeten ndersa policia ka shpallur ne kerkim autoret.

Deri më tani nuk dihen arsyet e sherrit të dhunshëm, ndërsa policia vijon hetimet.

 


Like it? Share with your friends!