Vrau nënën dhe më pas vari dhe veten, drama e familjes italiane që shokoi opinion publik


Një dramë familjare ka tronditur zonën e Mantovana të Italisë. Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur të enjten, para orës 13:00.

Një 27-vjeçar mbyti nënën e tij 59-vjeçare dhe më pas telefonoi në 118. Por, para se të mbërrinin ekipet e emergjencës, ai i mori jetën edhe vetes.

Viktimat janë Luca Zapparoli dhe Licia Iori. “Unë e vrava nënën time”, citohet të ketë thënë 27-vjeçari në telefonatën e bërë në 118, duke u vetëvarur menjëherë pas kësaj.

Pasi u gjet gjurma e telefonatës, ambulancat dhe karabinierët shkuan në vendngjarje, por për të dy ishte tepër vonë, trupi i nënës ishte në dhomën e gjumit, djali ishte varur.


Like it? Share with your friends!