Vdekja e Dukës/ Gazetari shqiptar: Humbje e madhe për monarkinë Britanike, vallë a do jenë në ceremoninë mortore Harry dhe Meghan


Ka ndërruar jetë ditën e sotme, Princ Philip i Britanisë së Madhe. Bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth u shua në moshën 99-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e tij u komentua në emisionin “Shqipëria Live”, ku në lidhje direkte nga Britania e Madhe ishte gazetari i njohur, Arben Malaj.

Ai tha se vdekje a Princit Philip është një humbje e madhe për familjen mbretërore dhe vetë Mbretëreshën, për të cilën ka qenë një shkëmb i madh ku është mbështetur.

Malaj shtoi se ende nuk ka plane zyrtare për ceremoninë mortore të 99-vjeçarit, pasi është edhe kohë pandemie. “Pandemia e bën edhe më të vështirë,dhe besoj se do të jetë jo shtetërore. Bëhet fjalë për burrin e Mbretëreshës. Ka një protokoll mjaft të komplikuar. Di që ekziston një protokoll mjaft i detajuar. Kemi të bëjmë me kushte pandemie dhe duhet shumë gjëra për tu bërë, edhe me ata që do vijnë nga jashtë. A do të marrë pjesë nipi i tij, Princ Harry. Besoj se ky do jetë, por lajm do të bënte nëse vjen apo jo Meghan Markle”, tha gazetari i njohur.

Arben Malaj u shpreh gjithashtu se në qershor do të bënte 100 vjeç dhe ka pasur operacione të ndryshme.

“Edhe kur doli nga spitali, kuptohej se ishte i lodhur. Falë mjekësisë britanike bëri një operacion në zemër, e të mendosh se ishte 99 vjeç”, shtoi ai.

 


Like it? Share with your friends!