27-vjeçarja lind fëmijën e saj në avion, pilotët bëjnë ulje emergjente


 

Kultumah Mohamed  27-vjeçarja , e cila u nis në fluturim nga N’Djamena në drejtim të Karjos së Egjipti, kuptoi se fëmijës që mbante në bark, i kishte ardhur momenti për të lindur.

Ekuipazhi i linjës “Egypt Air”, tentoi të bënte ulje emergjence në Asëan, rreth 500 milje në jug të Kajros, por bebja erdhi në jetë para se të ulej. Për fat të mirë, në bordin e avionit ishte një studente mjekësie, e cila ndihmoi në ardhjen në jetë të fëmijës.

Disa foto emocionuese të shpërndara në rrjete sociale shfaqin, ekuipazhin dhe nënën e fëmijës me veshje mbrojtëse që mbanin të voglin e sapolindur në një batanije blu.

 


Like it? Share with your friends!