Fansat e kritikuan se nuk flet shqip me vajzën, Valdrin Sahiti nuk heziton ti kthejë përgjigjen e merituar


Është një ndër stilistët më të njohur në vendin tonë por dhe jashtë trevave shqiptare. Nga jeta e tij personale ai ndan shpesh shumë postime sidomos me të bijën.

 

Së fundmi Valdrini,  ka publikuar në InstaStory një video ku shfaqet duke udhëtuar në makinë me të bijën dhe të dy komunikojnë në gjuhën angleze me njëri-tjetrin.

Video Player

00:04
00:15

Mesa kuptohet, komentet në lidhje më këtë video kanë qenë të shumta, ndaj dhe Valdrini ka dhënë një

një sqarim publik të gjithëve atyre që përpiqen të japin mend në lidhje me edukimin e fëmijëve të të tjerëve.

“Njerëz të dashur që jeni shqetësuar për të folurën e vajzës sime në gjuhën angleze. Ju siguroj që është në duar të sigurta dhe nuk ka asnjë problem me gjuhën shqipe. Madje dhe gjyshërit i ka me titullin Dr.Prof. Faleminderit për shqetësimin tuaj por arsimi jonë ndër breza është në një nivel të lartë. Mënyra se si flasim mes nesh është thjeshtë një qejf i joni dhe nuk i japim llogari askujt,” ka shkruar Valdrini.

Kujtojmë se në 2018-tën stilisti u bë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Edita Ramadani, lindi një vajzë bukuroshe, Bella, që i ka zbukuruar jetën çiftit të famshëm. Bella është personi më i rëndësishëm në familje dhe duket se shumë shpejt do të marrë rolin e motrës së madhe.

Disa ditë më parë bashkëshortja e Valdrinit festoi ditëlindjen dhe me këtë rast ai ndau lajmin se ata do të bëhen së shpejti prindër për herë të dytë.


Like it? Share with your friends!