Ministrja Ogerta Manastirliu jep mesazhin shpresdhënës/ Ja sa gjyshe e gjyshër janë sot më të mbrojtur


Me anë të  një video-mesazhi në “Facebook”, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, thekson se deri më tani janë vaksinuar 250,676 persona.

Ndërkohë, mes të tjerash ministrja Manastirliu thekson se brenda muajit maj pritet të vaksinohen 500 mijë persona në total, duke krijuar kështu mundësinë për një sezon më të lehtësuar turistik.

 

Postimi i plotë

Mirëmëngjes

Më shumë se 176,000 gjyshe dhe gjyshër janë sot më të mbrojtur nga #covid19, falë fushatës së vaksinimit masiv, që do ta vazhdojmë me ritme të larta, për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e çdo qytetari

*250,676 vaksinime të kryera500,000 të vaksinuar brenda muajit maj


Like it? Share with your friends!