E shtruar në spital prej së mërkurës, Unioni i Gazetarëve reagon pas vdekjes së Anila Dushit dhe bëjnë dedikimin rrëqethës


Gazetarja e njohur nga Shkodra, Anila Dushi, ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e Covid-19.

Lajmin për vdekjen e Anilës e kanë bërë të afërmit e saj por dhe kolegët e saj, nuk kanë nguruar ti shprehin ngushëllimet familjes.

Postimi i plotë i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë të Qarkut Shkodër:

Ndahet nga jeta në moshën 54 vjeçare gazetarja e njohur shkodrane, Anila Dushi

Shkodra, mbarë komuniteti i qytetit verior dhe kryesisht ai mediatik është zgjuar mëngjesin e kësaj të shtunë me një lajm të trishtë. Aty rreth orës 05.30 zemra e gazetares së mirënjohur shkodrane, Anila Dushi pushoi. E prekur nga Virusi Covid 19, ajo gjendej që prej së mërkurës e shtruar në Spitalin Rajonal Shkodër, por megjithë shërbimin dhe mbështetjen maksimale të bluzave të bardha të Shkodrës, por edhe të vetë institucionit të Ministrisë së Shëndetësisë, Anila nuk ia doli duke ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Qarku Shkodër ku Anila ishte pjesë aktive e tij, humbën kolegen e nderuar, gazetaren dhe reporteren shumëplanëshe, arsimtaren dhe pedagogen e aftë, njeriun e mirë në të gjitha aspeket e jetës.

Anila Dushi ka lindur në Shkodër në vitin 1967. Ka mbaruar shkollën e lartë pranë Institutit të Lartë Pedagogjik Shkodër(sot Universiteti “Luigj Gurakuqi”) për mësuesi në vitin 1998, profesion të cilin vazhdoi ta ushtrojë deri ditën që u nda nga jeta. Ka mbaruar studimet pasuniversitare Master në shkencat e komunikimit pranë UET në vitin 2010. Prej mbi 20 vitesh është gazetare, kryesisht e mediave të shkruara kombëtare, nga të cilat 18 vite në gazetën Shekulli dhe grupet mediatike “Spekter”në “Unipress”duke mbuluar qarkun e Shkodrës. Përveç mediave të shkruara ka punuar edhe në ato autovizive, si në Radion Kombëtare “+2”(2001-2006), A1 TV(2005-2011) dhe me televizionet “Shkodra TV1”, “TV1 Channel” dhe “Star Plus. Nga viti 2-14 dhe në vazhdim bashkëpunon me BIRN Albania dhe ëëë.Reporter.al.

Në vitin 2016 ka marrë çmimin “Hamid Boriçi” për median e shkruar. Për 5 vite ka qënë asistent pedagoge “Part time prana Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në degën e gazetarisë dhe komunikimit. Është autore shkrimesh në Revistat “Spekter”, “Etika”dhe punimeve shkencore në fushën e komunikimit në boletinin “Progres” në Maqedoni. Në vitin 1998 ka botuar ciklin “Pjacë”. Për t’iu përshtatur zhvillimeve teknologjike në fushën e medias, në vitin 2016 themeloi portalin gazetapjace.com, e cila është një dtitare e re indormimi, ndërkohë që së fundmi erdhi për lexuesit me botimin e librit “Pavlina”

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Qarku Shkodër, i shpreh ngushëllimet të afërmve dhe miqve të saj. Pushofsh në Paqe Anila Dushi, gazetarja, bashkëpunëtorja, mikja e afërt e të gjithë gazetarëve shkodranë dhe më gjerë!

 


Like it? Share with your friends!