Në kuadër të operacionit të koduar “SIG”, u arrestua shtetasi me inicialet K. Xh. 29-vjeçari ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi u kap me snajper në banesë.
Burime zyrtare bënë me dije se pas informacioneve të marra në rrugë operative u zbulua në lagjen “Partizani”, që një shtetas mbante në banesë, armë zjarri pa leje, si dhe ushtronte veprimtari kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike. Përveç snajperit u sekuestruan dhe 64 fishekë dhe një palë dylbi optike.
Materialet i kaluan rrethit gjygjësor në Vlorë për hetime të mëtejshme.