Djali i sukseseve! Don Xhoni thyen rekorde klikimesh me këngën e tij të re, lançuar 3 ditë më parë


“Maffia” është lancuar tre ditë më parë nga Don Xhoni është dhe projekti i parë muzikor i reperit për këtë vit.

Muzika është realizuar nga producenti Rrzon, ndërsa ‘beat’-i nga: Rrzon, Pllumbi dhe Torch Music. Për tekstin është kujdesur vetë reperi. Klipi i këngës është realizuar në Kosovë nga produksioni Sekuencë Studio.

 

Ky projekt është pritur me padurim nga fansat dhe është pëlqyer shumë, aq sa ka thyer rekorde tre ditë pas publikimit.

Siç tregon edhe vetë i lumtur Don Xhoni, në tre ditë kënga e tij ka arritur 2 milion klikime në Youtube.

“S’po ec diçka hiç. Gëzuar për dy milion në tre ditë”- ka shkruar ai.

 


Like it? Share with your friends!