Dalin pamjet e autorëve që qëlluan gazetarin grek, ishin mbi motor dhe të maskuar


Kamerat e sigurisë kanë zbuluar lëvizjet e fundit të dy autorëve që ekzekutuan gazetarin grek, George Karaivaz.

Pamjet e siguruara kanë rënë në duart e policisë, të cilët po hetojnë çështjen dhe kërkojnë prova për të identifikuar autorët.  Në fotografi duket shoferi i motorit “Beverly”, i veshur me të zeza, teksa në kokë mban një kaskë të bardhë.

Ndërsa pasagjeri dhe ekzekutuesi i dyshuar i gazetarit ka një maskë të zezë, është i veshur me pantallona blu të errëta dhe bluze gri.

Sipas informacioneve që kanë autoritetet deri tani, pasi qëlluan për vdekje gazetarin, autorët u larguan në një pikë të panjohur, braktisën motorin dhe hipën në një automjet me të cilin u arratisën dhe zhdukën gjurmët.

Policia po shqyrton makinën e George Karaivaz për të zbuluar nëse është instaluar një gjurmues GPS me të cilin autorët kanë monitoruar viktimën e tyre.

Sende të tjera personale që i përkasin George Karaivaz, të tilla si laptopi dhe telefoni i tij celular janë marrë nga policia për të hetuar në detaje se nëse gjejnë ndonjë lidhje me autorët.

FOTO/ Mbi motor të maskuar, dalin pamjet e autorëve që

FOTO/ Mbi motor të maskuar, dalin pamjet e autorëve që

FOTO/ Mbi motor të maskuar, dalin pamjet e autorëve që


Like it? Share with your friends!