Basha në Dajt: “Me PD në pushtet nuk do ketë pagë nën 300 euro”, plani ynë sjell rritje të mëtejshme të ekonomisë shqiptare


 DAJT

Kryetari i PD-së Lulzim Basha nga Dajti deklaroi se në Shqipëri, pas marrjes së pushtetit nga Partia Demokratike, nuk do të ketë më pagë nën 300 euro.

Postimi i plotë:

“Në Shqipëri nuk do të ketë pagë nën 300 euro. Plani ynë do sjellë rritje ekonomike. Do të bëjmë të mundur, që të ketë drekë në kopsht ose në shkollë. Kur ne dyfishuam rrogat e arsimtarëve, zyrtarët në Shqipëri ishin më të paguarit në rajon, kurse sot janë të keq-paguar. Rama ka dështuar në çdo fushë për tetë vjet me radhë. 25 prilli është dita kur do vendosni nëse do lejoni që kjo situatë e rëndë të vazhdojë apo të votoni ndryshimin.

Duhet ndryshim dhe etja për ndryshim ndihet kudo. Prijini familjes sonë të madhe, duke bërë të mundur ndryshimin më datë 25 prill. Votoni PD-në më 25 prill. Një shoqëri matet në barazinë mes burrit dhe gruas. Një shoqëri europiane matet për nga barazia që kanë dy gjinitë. Me PD, ndryshon Shqipëria”, deklaroi Basha.

 


Like it? Share with your friends!