Masakra ndaj qenve/ Grupimi për të Drejtat e Kafshëve i propozon Bashkisë një listë me kërkesa për zgjidhjen përfundimtare të krimit makabër


“ARSA Albania” ka qenë e para që ka bërë denoncimin dhe ka publikuar videon rrëqethëse nga Kashari.

 

 

Pikërisht për këtë vepër makabre, qytetarë të thjeshtë dhe personazhe të njohur të showbiz-it i janë bashkuar prej ditësh protestave kundër rrëmbimit dhe vrasjes së qenve.

Siç bën të ditur Grupimi për të Drejtat e Kafshëve në Tiranë, ata kanë përgatitur një listë me kërkesa drejtuar Bashkisë, për t’i dhënë fund njëherë e mirë zgjidhje këtij problemi.

“Ne, komuniteti i kafshedashesve i perbere nga organizata per mbrojtjen e kafsheve, vullnetare
individual dhe qytetare te komuniteteve ku jetojme, ne koordinim te plote me njeri-tjetrin dhe ne vijim te protestave qytetare disa ditore kemi hartuar nje liste me
kerkesa dhe propozime konkrete per Bashkine Tirane, te cilat besojme fort do te shtronin rrugen per nje zgjidhje te qendrueshme dhe afatgjate per situaten e
krijuar me kafshet e pastreha.

Zgjidhja e ofruar merr per shembull praktikat me te mira perendimore dhe te vetmet metoda te provuara qe zgjidhin kete problem ne menyre te qendrueshme, humane, etike dhe afatgjate. Me implementimin e ketyre propozimeve jo vetem kthehet besimi i publikut por garantohet edhe nje reduktim ne kohe i popullates se qenve te pastrehe, e vertetuar kjo ne shume shtete perendimore ku eshte aplikuar e njejta zgjidhje.

Ju ftojme ta ndani sa me shume dhe te shpjegoni ne komunitetet tuaja se cfare eshte zgjidhja e propozuar dhe pse eshte e vetmja alternative humane per menaxhimin e qenve te pastrehe ne komunitet.”- shkruhet në postim.

 

 

Kauza shqiptare ka bërë jehonë edhe në median prestigjioze italiane, “Corriere della Sera”, të cilët kanë shkruar një artikull ku 80 organizata italiane në ndihmë të kafshëve i drejtohen ambasadores shqiptare në Itali: “NDALNI MASAKREN E KAFSHEVE”.

 “Kërkojmë që Autoritetet Vendore të ndalin menjëherë këtë masakër të padrejtë dhe të ashpër. Vrasja nuk është zgjidhja.”
Kjo është cfare shkruajne tetedhjete (80) shoqata italiane te cilat jane pjese e Federates Italiane per te drejtat e kafsheve dhe mjedisit, duke filluar nga Enpa, Lav, Leidaa, Lndc, OIPA, ne nje leter drejtuar Ambasadores Shqiptare ne Itali, znj. Anila Bitri Lani. Ky komunikim ka per qellim kthimin e vemendjes se qeverise shqiptare tek trajtimi i qenve endacake qofte te Tiranes, qofte te qyteteve te tjera.

“Prej ditesh qytetare shqiptare protestojne ne sheshe dhe na kane shkruar per te denoncuar trajtimin e kafsheve endacake vecanerisht me afrimin e zgjedhjeve. Nga sa jemi ne dijeni, kafshet merren ne vijim te nje fushate sterilizimi, e cila kryhet ne Spitalin Veterinar te Bashkise, dhe me pas eliminohen me forma brutale duke i’u injektuar acid klorhidrik ne zemer, per t’i depozituar me pas ne landfill.”

“Shqiperia, vijon letra, eshte nje vend mik i Italise, nje vend europian, kandidat per te aderuar ne familjen e madhe europiane dhe qe ne si qytetare e mbeshtesim dhe stimulojme. Persa me siper, me gjithe respektin dhe ne menyre te drejt per drejte sikurse behet mes miqsh, kerkojme t’i percillni qeverise suaj gjithe zhgenjimin dhe indinjimin tone persa aktivistet shqiptare na referojne.
Kerkojme, qe Autoritetet Vendore te ndalin menjehere kete masaker”, shkruhet në letër.

Protesta me moton “Stop rrëmbimit dhe vrasjes së qenve” vijon. “ARSA Albania” ka sjellë disa argumente të rëndësishme se pse vrasja e kafshëve të rrugës nuk është zgjidhje dhe ka bërë thirrje që të gjithë të mblidhen sot në orën 12:00 para Bashkisë Tiranë për të ndaluar dhunën ndaj tyre.


Like it? Share with your friends!