Portreti më i bukur! Ameli dhe Duam janë tashmë shokët më të mirë të njëri-tjetrit!


Vogëlushja Ameli dhe bebushi Duam marrin të gjithë vëmendjen e dashurinë e prindërve dhe sigurisht, tashmë janë kthyer në kryefjalën e jetës së tyre.

Pas lindjes së fëmijëve, këngëtarja është shkëputur pjesërisht nga muzika për t’iu përkushtuar të vegjëlve të saj dhe hera-herës ndan me ndjekësit momente të bukura me Duam dhe Ameli.

Së fundmi, ajo na ka kënaqur sytë me një pozë të djalit të saj, i cili rritet dita ditës dhe është një bebush super i ëmbël.

Duam dhe Ameli janë shokët më të mirë të njëri-tjetrit dhe këngëtarja s’na e kurseu një moment shumë të këndshëm mes tyre. Ata shfaqen duke luajtur e duke qeshur së bashku, teksa na i shkrinë zemrat.


Like it? Share with your friends!