Romantik edhe nga distanca/ Stresi bëri deklaratën më të bukur për Kejsin, edhe pse nuk janë më…


Marrëdhënien e Stresit me Keisin mund ta përshkruajmë si një telenovelë të bukur, me ndarje, zënka, pajtime e ribashkime.

Pavarësisht se shumicën e kohës ishin larg, nuk mund të takoheshin dhe s’mund të sqaronin përballë keqkuptimet e pakënaqësitë e tyre ndaj njëri-tjetrit, ata e gjenin gjuhën e përbashkët për t’u pajtuar dhe për të mbështetur sërish njëri-tjetrin.

Por, ndonjëherë edhe dashuria lodhet dhe distanca triumfon, siç duket se ka ndodhur në rastin e Stresit dhe Keisit.

Ka qenë Stresi ai i cili ka bërë sërish lëmsh rrjetin me një deklaratë për Keisin, duke lënë të kuptohet se në fakt qenkan ndarë vërtetë.

Kjo e fundit ka deklaruar prej kohësh që nuk ka ndërmend të kthehet ndonjëherë në Shqipëri, pasi preferon për veten dhe familjen e saj në të ardhmen Kanadanë, vendin ku është rritur.

Gjithashtu, duket se Stresi nuk e ‘sakrifikon’ karrierën e tij në Shqipëri për t’u zhvendosur tek partnerja, ndaj e ardhmja e tyre e përbashkët duket e pamundur.

Stresi vazhdon të punojë për këngë të reja në Shqipëri, ndërsa Keisi vazhdon normalisht jetesën e saj në Kanada.


Like it? Share with your friends!