Jennifer Aniston merr vendimin më të rëndësishëm, gati për t’u bërë nënë për herë të parë


Aktorja Jennifer Aniston ka zbuluar një detaj shumë të rëndësishëm nga jeta e saj private. Aktorja, që luan rolin e Rachel Green, ka treguar se së shpejti do të bëhet nënë për herë të parë.

Burime për “Closer” kanë treguar se Jennifer ka vendosur të adoptojë një vajzë nga jetimorja “Casa Hogar Sion” në Meksikë.  Aktorja ka ndihmuar gjithmonë jetimët dhe miqtë e saj kanë zbuluar se procesi i adoptimit do të finalizohet në muajin qershor.

“Jen mendoi se ribashkimi ishte koha perfekte për t’i dhënë skuadrës lajmin e madh të fëmijës. Ndërsa vajzat e dinin prej kohësh, duke qenë se takohen vazhdimisht bashkë, ajo mendoi se do të ishte mirë që t’ua tregonte edhe djemve kur të jenë të gjithë bashkë.

Duke qenë se kanë kaluar shumë orë bashkë për gati një dekadë, ata dinë çdo detaj për jetën e njëri-tjetrit dhe e kanë mbështetur Aniston gjatë ditëve më të vështira duke përfshirë problemet e Courtney me fertilitetin dhe divorcin e dhimbshëm të Jennifer me Brad Pitt”, ka thënë një burim pranë Aniston.


Like it? Share with your friends!