Qentë antidrogë zbulojnë lëndë narkotike, policia vihet nën hetim për të zbuluar poseduesit


Mbi 6 kg e gjysmë kokainë, rreth 4 kilogramë kanabis stativa, disa doza marihuanë, materiale të dobishëm për paketimin e drogës dhe 30 gëzhoja të kalibrit 7.62.  Këto gjeti  policia të fshehura  në një vend të braktisur në fshatin Sannicandro në Bari Itali. Agjentët, pasi regjistruan një udhëtim dhe largim të pazakontë të automjeteve pranë një toke bujqësore në gjendje të dukshme neglizhence, në periferi të qytetit,  pëtdorën qentë antidrogës Faro dhe Sally.

 

“Agjentët” me katër këmbë, në “patrullën” e tyre, ndaluan në një pikë të saktë të një muri të rrethues, duke sinjalizuar praninë e materialeve të paligjshme. Pikërisht në atë pikë, brenda një ene plastike të ngulitur me mjeshtëri në murin e gurtë, u gjet i gjithë materiali i sekuestruar menjëherë. Policia tha se nisi hetimet për të zbuluar poseduesit dhe rrjetin e tyre. //telebari

 


Like it? Share with your friends!