Në këtë takim me banorët e Durrësit Kryebashkiakja Sako ka shprehur se, do të vijojë puna e investimeve në zonën e plazhit.
Postimi i plotë:
Shumë investime janë bërë në këtë zonë ndërkohë që i kemi bërë të njohur qytetarëve projektet e tjera që bashkia me mbështetjen e qeverisë do të zbatojnë në plazh.
Prezantuam investimet që do kryhen për katër rrugë të reja si dhe ndërtimin e shëtitores së re nga Ura e Dajlanit deri tek blloku i vilave.