Pësojnë rënie numrat gjatë 24- orëve të fundit nga Covid-19 në vendin tonë, ja si paraqitet situata në spitale dhe qytetet me më shumë të infektuar


MSh ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 2698 testime nga të cilat 207 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë të prekur me koronavirus edhe 5 persona, duke e çuar në 2 331 numrin e viktimave.

Numri i rasteve aktive me covid ka rënë në 27 187, ku 19 514 janë në Tiranë.

Po si paraqitet gjendja në spitale

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 194 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Të shëruar

Në 24 orët e fundit janë shëruar 538 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 99,441 që nga fillimi i epidemisë.

Apeli

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (14 Prill 2021)

Raste të reja ditore        207

Të shëruar në 24 orë     538

Të shtruar në spitale      194

Humbje jete në 24 orë    5

Testime ditore                2698

Testime totale            597,150

Raste pozitive             128,959

Raste të shëruara        99,441

Raste Aktive                 27,187

Humbje jete                  2,331

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   19514

Fier      2295

Durrës  1160

Gjirokastër  1114

Shkodër  931

Korçë   718

Vlorë     533

Dibër    340

Kukës    294

Elbasan  204

Lezhë     44

Berat    40

 


Like it? Share with your friends!