Mbetet i plagosur me armë zjarri një 34-vjeçar në Kavajë


Një 34-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në mesnatë në Kavajë. Policia bën me dije se rreth orës 00:30, në lagjen nr.5, Kavajë. Pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi E. S., 34 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Sh. Sh., 34 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon kontrolli  i zonës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, për kapjen e shtetasit E. S. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 


Like it? Share with your friends!