E ka mbajtur sekret! Nevina Shtylla vjen me një projekt të ri, por kësaj rradhe jo në ekran


E ftuar në emisionin “Pardon my french” në “Top Albania Radio”, Nevina zbuloi një nga projektet e saj jashtë ekranit. Nevina zbuloi se ka planifikuar të krijojë një brand të sajin, me një produkt që vjen për herë të parë në Shqipëri. Ajo nuk preferoi të tegonte të tjera detaje, duke ja lënë kohës në dorë për të zbuluar gjithçka.

“Jam duke u marrë me dy tre angazhime të miat, kam pasur në plan që të krijoj edhe diçka timen, një ‘brand’ timin. Kam përshtypjen se është bërë pak kshu si klishe, që kur tërhiqesh nga emisioni ose bën një fëmijë ose një ‘brand’. Unë jam në një moshë për të bërë një ‘brand’. Jam duke u munduar që ta sjell shumë shpejt, jam duke u munduar që të sjell diçka të re, ndryshe, është një produkt që vjen për herë të parë si i konceptuar në Shqipëri sepse prodhimin do ta ketë në Itali”, tregoi Nevina.

Gjithashtu, ajo tha se formati “Kino Star” nuk ka përfunduar, sepse do të sjellë një serial të ri nën logon e “Top Channel” dhe janë duke punuar ende për ta përfunduar si projekt.


Like it? Share with your friends!