Greqia heq zyrtarisht karantinën , ja vendet 30 vendet  që janë në listën e përmëndur nga shteti grek


Greqia ka hequr karantinën për këto 30 vende. Sipas kësaj vetëm këto 30 shtete do kenë të drejtë ta vizitojnë shtetin helen.

Për sa kohë që ata janë vaksinuar kundër koronavirusit ose kanë rezultuar negativisht në testimin për Covid-19 jo më gjatë se 72 orë para hyrjes së tyre në vend.

Vendimi u njoftua nga një zyrtar i Ministrisë së Turizmit. Nga e hëna e ardhshme, vendet e Bashkimit Evropian, por edhe udhëtarët nga Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Serbia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Izraeli nuk do t’i nënshtrohen më izolimit.

Qytetarët e vendeve të lejuara për të hyrë në Greqi do të jenë në gjendje të arrijnë në destinacionin e tyre përfundimtar përmes 9 aeroporteve.

Ministri i Turizmit i Greqisë Haris Theoharis ka theksuar vazhdimisht rëndësinë e rihapjes së kufirit për qytetarët e vendeve të treta për të ndihmuar sektorin e turizmit të rimëkëmbet nga dëmtimet e pandemisë COVID-19.

Zyrtarisht, sezoni turistik veror i këtij viti në Greqi, siç theksohet në mënyrë të përsëritur nga ministri kompetent Haris Theocharis, do të fillojë në 14 maj 2021, ku qytetarët nga vendet e tjera të huaja do të lejohen të hyjnë, me kusht që të kenë imunitet, ose një test negativ të COVID.


Like it? Share with your friends!