Kërkohet arritja e madhe, Barcelona me sytë nga Rei Manaj


Barcelona B do të luajë katër ndeshjet vendimtare për sezonin. Bëhet fjalë për fazën “play off” që i jep mundësinë të jetë pjesë e Ligës së Dytë spanjolle në sezonin e ardhshëm.

 

Arritje e rëndësishme për arkat e klubit, nisur edhe nga forma dhe vlerat që marrin talentet e akademisë “La Masia”. Brenda tri javësh, Barça B do të luajë ndaj Vijarealit B (18 prill), Alkojanos (25 prill), Ibizës (2 maj) dhe Vijarealit B (9 maj). Në këtë sprint final, katalanasit i kanë sytë te Rei Manaj, kryegolashënuesi i skuadrës me nëntë gola.

Deri në fund të këtij sezoni, sulmuesi lushnjar do të ketë peshën për të udhëhequr katalanasit drejt arritjes së këtij objektivi, siç edhe ka bërë deri më tani me golat në ndeshjet e kampionatit të rregullt të Ligës së Tretë.

PANORAMASPORT.AL


Like it? Share with your friends!