Regjimi i lëvizjes për shtetasit shqiptarë në shtetet e BE/ Ministria publikon rregullat e reja për shqiptarët që duan të udhëtojnë në çdo shtet


Shumë vende të BE kanë hequr karantinën, duke i lënë hapsirë masave të lehta për udhëtime çdo shtetasi. Ministria e Jashtme e vendit tonë jep lajmin e mirë,  për çdo qytetarë që do të udhëtojë drejt BE.

Postimi i plotë:

 

Ministria e Jashtme shqiptare ka informuar qytetarëve lidhur me rregullat që duhet të dinë para se të dalin jashtë vendit. “Dëshironi të informoheni rreth regjimit të lëvizjes së qytetarëve shqiptarë jashtë vendit gjatë situatës me COVID 19 Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, nisur nga situata e krijuar prej kufizimeve të lëvizjes së lirë të udhëtarëve jashtë vendit, me qëllim parandalimin e situatave problematike, informon në kohë reale për çdo ndryshim të këtij regjimi që lidhet me lëvizjen e qytetarëve”, thuhet në njoftim

Në këtë njoftim p.sh theksohet se hyrja nga Shqipëria në Gjermani është e mundur për shtetasit shqiptarë që janë rezidentë në Gjermani si dhe për shtetasit shqiptarë që udhëtojnë në tranzit dhe ata që faktojnë arsye urgjente udhëtimi.

Për raste të jashtëzakonshme dhe kur kushtëzohet nga nevoja urgjente, secili rast për hyrje në Gjermani është kompetencë e oficerit të policisë kufitare i cili vlerëson rastin mbi baza individuale në momentin e inspektimit;

Në linkun e mëposhtëm gjeni një shpjegim të detajuar për arsyet e justifikuara të hyrjes në Gjermani.

Shtetasit që hyjnë në Gjermani duhet të kenë një test negativ, të 48 orëve të fundit, të printuar ose në një dokument elektronik në anglisht, frëngjisht ose gjermanisht;

Nga 30 Mars 2021, të gjithë personat që udhëtojnë në Gjermani me avion duhet të paraqesin një rezultat negativ të testit COVID-19 përpara se të fillojnë udhëtimin e tyre. Kjo vlen pavarësisht nga vendi nga ku individi ka udhëtuar dhe gjithashtu për pasagjerët që përshkojnë vetëm Gjermaninë (d.m.th. për tranzit ndërkombëtar). Personat nën moshën gjashtë vjeç dhe ekuipazhet e avionëve përjashtohen. Rezultati negativ i testit duhet t’i paraqitet linjës ajrore përpara nisjes. Rezultati i testit duhet të mbahet për të paktën dhjetë ditë pas hyrjes dhe t’i paraqitet autoriteteve përkatëse sipas kërkesës.

Gazeta Shqip po e publikon dokumentin e ministrisë së Jashtme për udhëtimet.


Like it? Share with your friends!