Manastirliu: Jemi njoftuar që të shtunën vijnë edhe 40 mijë doza vaksine, të AstraZeneca nga COVAX


Ministrja e Shëndetsisë, Manastirliu ka bërë me dije se e të shtunën Shqipëria merr 40 mijë doza të AstraZeneca.

Ajo thotë se këto doza Shqipëria i pëfiton nga instrumenti Covax.

Ndër të tjera Manastirliu thekson se deri më sot në Shqipëri mbi 200 mijë të moshuar kanë marrë një dozë të vaksinës, ndërsa sot kalohet shifra e 300 mijë të vaksinuarve.

Postimi i plotë:

‘’Vijojmë me vaksinimin masiv të popullatës +60 vjeç. Edhe në Kamëz, kemi filluar me të sëmurët kronikë, si prioritet. Sot arrijmë mbi 200 mijë të moshuar që kanë marrë nga një dozë.’’- tha Manastirliu.

 


Like it? Share with your friends!