COVID-19/ Vijon të ulet numri i rasteve në vendin tonë, 4 persona kanë humbur jetën


Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se në vendin tonë janë regjistruar, 169 raste të reja me COVID-19 në 2520 testime të kryera.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

49 raste në Tiranë, 15 në Shkodër, 13 në Korçë, 9 në Fier, 8 në Elbasan, 7 në Devoll, nga 6 raste në Berat, Pogradec, nga 5 raste në Kavajë, Gjirokastër, Gramsh, 4 në Skrapar, nga 3 raste në Durrës, Kamëz, Mat, Përmet, nga 2 raste në Has, Vlorë, Mirditë, Sarandë, Maliq, Këlcyrë, nga 1 rast në Krujë, Kukës, Lezhë, Tropojë, Mallakastër, Delvinë, Tepelenë, Divjakë, Fushë Arrëz, Dibër, Peqin, Kuçovë, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 572 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 100,013 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 182 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 1 pacientë janë të intubuar.

Statistika (15 Prill 2021)

Raste të reja ditore        169

Të shëruar në 24 orë     572

Të shtruar në spitale      182

Humbje jete në 24 orë    4

Testime ditore                2520

Testime totale            599,670

Raste pozitive             129,128

Raste të shëruara        100,013

Raste Aktive                 26,780

Humbje jete                  2,335

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   19266

Fier      2246

Durrës  1137

Gjirokastër  1036

Shkodër  920

Korçë   723

Vlorë     535

Dibër    344

Kukës    286

Elbasan  207

Berat    51

Lezhë     29

 

 

 


Like it? Share with your friends!