Parashikimi i motit, e premte 16 prill 2021


Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se në vendin tonë për ditën e premte parashikohet të ketë mot fillimisht me kthjellime dhe alternime vranësirash kalimtare deri në orët e mesditës.

Më pas gradualisht me kalimin e orëve shtim vranësirash mesatare deri të dendura në të gjithë territorin. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të dobëta fillimisht në zonën e jugut dhe më pas do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit në orët e mbrëmjes.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim e lehtë e mesatare në bregdet, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/17 Diell re/shi
Kukës 1/14 Diell re/shi
Lezhë 4/19 Diell re/shi
Dibër -1/13 Diell re/shi
Durrës 5/19 Diell re/shi
Tiranë 5/20 Diell re/shi
Elbasan 3/20 Diell re/shi
Berat 2/20 Diell re/shi
Vlorë 5/19 Diell re/shi
Korcë 0/11 Diell re/shi
Gjirokastër 2/16 Diell re/shi
Sarandë 5/18 Diell re/shi

Like it? Share with your friends!