I dënuar në Itali për shfrytëzim prositucioni, arrestohet 55- vjeçari nga Fieri


Një 55-vjeçar nga Fieri i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në prangat e policisë me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Burime të policisë bëjnë me dije se i arrestuari Saimir Mehmeti, 55 vjeç ishte dënuar në Genova të Italisë me 7 vite e 6 muaj burg, për veprat penale “Grup kriminal”, “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Plagosje”.

Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë, ka rekrutuar dhe dërguar ilegalisht në Itali femra shqiptare, të cilat nëpërmjet dhunës i ka shfrytëzuar për prostitucion.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

 


Like it? Share with your friends!