U tha që po bashkëpunon me “Four Paws” për qentë endacakë, organizata nxjerr mashtrimet e Veliajt për deklaratat e rreme


Keqtrajtimet ndaj qenve endacakë janë bërë shkak për disa protesta të njëpasnjëshme në vendin tonë nga qytetarët që mbrojnë të drejtat e kafshëve.

 Për këtë vepër makabre, qytetarë të thjeshtë dhe personazhe të njohur të shoëbiz-it iu bashkuan për ditë me radhë protestave kundër rrëmbimit dhe vrasjes së qenve. Nga Bashkia e Tiranës pritej një reagim me këtë kauz por siduket dhe kryetari i saj, z.Erion Veliaj e mohoi keqtrajtimin e qenve teksa ishte i ftuar një mbrëmje në emisionin “Opinion”. Për më tepër Veliaj u shpreh se bashkia bashkëpunon  me disa organizatat europiane dhe britanike për mbrojtjen e tyre dhe ndër të tjera përmendi organizatën më të njohur në botë për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve “Four Paës”.

Mirëpo organizata e ka mohuar një gjë të tillë, përmes një emaili zyrtar të dërguar në adresë të “ARSA Albania”.

“Dëshirojmë të bëjmë të ditur se FOUR PAËS (Katër Putrat) aktualisht nuk bashkëpunon me Bashkinë e Tiranës për çështjen e kafshëve endacake.

FOUR PAËS përkrah dhe mbron implementimin e programeve të menaxhimit human të kafshëve endacake, përfshirë sterilizimin masiv, adresimin e shkaqeve të braktisjes së kafshëve dhe inkurajimin e pronësisë së përgjegjshme të tyre, në mënyrë që të reduktohet numri i kafshëve endacake në komunitetin lokal. Kjo përqasje është shkencërisht e provuar si mënyra më efektive dhe më e njerëzishme e reduktimit të kafshëve endacake brenda komunitetit.

FOUR PAËS dënon fuqishëm vrasjen e maceve dhe qenve endacakë si mënyrë kontrollimi e popullatës jo vetëm për shkak të vuajtjeve që kjo iu shkakton kafshëve, por edhe sepse kjo është një mënyrë jo efektive, jo njerëzore dhe e kushtueshme për të mbajtur reduktimin e numrit të kafshëve endacake në periudha afatgjata.”- shkruhet në e-mailin e shkruar nga “Four Paws”.

 

 


Like it? Share with your friends!