Pas marrjes së vaksinës u infektua me Covid/ Qytetarja flet për “Breaking”: Ja shqetësimet që kam pasur


Një qytetare është infektuar me Covid pas marrjes së vaksinës.  Jeta Asqeriu tregoi për “Breaking” në Top News se ajo u infektua 12 ditë pasi kishte bërë dozën e parë të vaksinës.

Zonja tregoi se nuk është në gjendje të rënduar përveç se ka temperaturë dhe kollë.

“Vaksinën e bëra më datë 2 prill, kisha 12 ditë që e kisha bërë nga momenti kur u infektova. Doza e parë dihet që nuk mbron, duhet të bëj dhe të dytën. Unë bëra vaksinën kineze Sinovac. Nuk më ka shkaktuar asnjë problem vaksina.

Kam qenë shumë e kujdesshme, gjithmonë me maskë dhe s’kam pasur kontakt me njerëz të infektuar. Edhe në market shkoja në orare që s’kishte njerëz. Kam qenë shumë e kujdesshme. Fola me mjekun e familjes, ai më dërgoi për testin, më tha dhe të bëja grafinë,” tha Asqeriu.


Like it? Share with your friends!