Parashikimi javor 19-26 prill nga Jorgo Pulla, ja shenjat më me fat


Java fillon fuqishëm pasi në 12.04 Hëna e re tek Dashi krijon nevojën për një fillim të ri personal në të gjitha fushat e jetës tonë.

Ndikon të gjitha shenjat dhe kryesisht ato shenjat Impulsive (Dashi, Gaforrja, Peshorja, Bricjapi) të dhjetditëshit të tretë.

DASHI JAVOR

12/04/2021 TO 18/04/2021
Java fillon me Hënën e re që do realizohet në 12/04 në shenjën tuaj e cila do përbëjë motiv për të përmbushur disa nga dëshirat tuaja. Ka mundësi të jeni të gatshëm dhe për ndryshime që lidhen me lidhjet personale dhe profesionale, por mirë do ishte të studjoni me kujdes lëvizjet tuaja dhe të mos shtyheni nga impulsiviteti i cili do jetë i fortë. Qëndrimi juaj sulmues do t’ju ndihmojë të fitoni gjëra për të cilat do përpiqeni! Në 15/04 trekëndëshi i Marsit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Jupiterin që ndodhet në shenjën e Ujorit tregon një ditë shumë të këndshme që do ketë komunikim me shokë, të afërm akoma dhe komshinj!

Dashuria

Hëna e re që do realizohet në fillim të javës do ju vërë në procedurë të ndryshoni “komentet negative” të një lidhjeje që ju intereson të zhvillohet. Mirë do ishte të merreni me humor të mire me cështjet tuaja sentimentale, pasi impulsiviteti juaj mund të krijojë disa tensione. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje përpiquni të mos e lini kokfortësinë tuaj të drejtojë zhvillimin e një bisede. Nëse jeni beqarë me hyrjen e Afërditës në shenjën e Demit në 15/4 fillon një periudhë që do fitojë interesin tuaj që do t’ju japë siguri sentimentale.

Puna dhe Ekonomia

Cështje që lidhen me punën do ndodhen në sipërfaqje për këtë javë dhe nuk përjashtohet të ekzistojnë dhe disa mundësi nga fundi javës. Trekëndëshi i Marsit me Jupiterin në 15/4 tregon se një epokë e re sjell disa lidhje profesionale. Madje nuk përjashtohet t’ju bëhet një propozim profesional nga një person që ndodhet në ambjentin tuaj shoqëror apo është i njohuri juaj.

DEMI JAVOR

12/04/2021 TO 18/04/2021

Hëna e re që do realizohet në 12/4 në shenjën e Dashit do ju vërë në procedurë të merreni me cështjet e së kaluarës për ti zgjidhur. Këndet ndihmuese që do krijojë Marsi dhe Jupiteri do ju ndihmojnë të sistemoni cështje të kaluarës që kishin kërkesa të vecanta. Mirë do ishte të mos hapni një kapitull të ri në c’farëdo lloj fushe para se të menaxhoni cështjet e lëna peuzll që mund të ekzistojnë. Në 15/4 trekëndëshi midis Marsit që ndodhet tek Binjakët dhe Jupiteri që ndodhet tek Ujori do ndihmojë shumë një cështje profesionale apo ekonomike.

Dashuria

Hyrja e Afërditës në shenjën tuaj në 15/4 është një e re pozitive jo vetëm për ju por për të gjithë shenjat e zodiakut, pasi Afërdita kalon në shenjën që udhëheq. Nga pozicioni i saj i ri do ndihmojë vecanërisht ju që jeni beqarë pasi do krijojë flirte por edhe interesa të reja në rrethin tuaj. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje këto ditë do t’ju jepet mundësia të mbyllni disa cështje të cilat mund t’ju kishin larguar dhe të kaloni një “muaj mjalti” së bashku me partnerin tuaj.

Puna dhe Ekonomia
Disa nga detyrimet tuaja profesionale ka mundësi t’ju krijojnë shqetësim këto ditë, ndaj do nevojitet të veproni për ti menaxhuar. Mirë do ishte ti jepni prioritet cështjeve që vinë nga e kaluara Pasi ato do jenë më shumë kërkuese. Këto ditë ka mundëis të ekzistojë një bisedë e cila do lehtësojë një cështje profesionale apo ekonomike, dicka e cila do ju japë lehtësim.

BINJAKËT JAVOR

12/04/2021 TO 18/04/2021

Hëna e re që do realizohet në shenjën e Dashit në 12/4 do hapë javën e cila duket se do ketë shumë aksion! Këndet pozitive që do kenë “dritat” (Dielli, Hëna) me Marsin dhe Jupiterin tregon që do mundeni të menaxhoni disa cështje që ju shqetësojnë vetëm dhe do merrni një rol akoma më aktiv në një grup. Disa njohje duket se erdhën për të qëndruar dhe madje mund të zhvillohen dhe në shoqëri të reja. Trekëndëshi midis Marsit që ndodhet në shenjën tuaj dhe të Jupiterit që ndodhet tek Ujori në 15/4 do ndihmojë shumë në menaxhimin e një udhëtimi profesional apo të një cështjeje edukative.

Dashuria

Hyrja e Afërditës në shenjën e Demit në 15/4 ndryshon prioritetet tuaja në fushën sentimentale, pasi do sjellë në sipërfaqje nevojat tuaja vecanërisht ato që keni presionuar. Kështu që ka mundësi të filloni të “kompromentoni” një lidhje që tashmë keni, nëse ato nuk mbulon ato që keni në mëndjen tuaj. Nëse jeni beqarë ka shumë mundësi të shfaqet një romancë e cila duket që në fillim se do veprojë fshehurazi.

Puna dhe Ekonomia

Këtë javë do luajë rol të vecantë përballja juaj në cështjet që ju shqetësojnë pasi dhe në lëvizjet tuaja. Mirë do ishte të merrni hapa vecanërisht në cështje që lidhen me fushën profesionale dhe të mos prisni dhe shumë nga të tjerët. Trekëndëshi i Marsit me Jupiterin në 15/4 tregon se do ekzistojnë mundësi për të fituar dicka nga ana profesionale apo të arrini të menaxhoni në favorin tuaj një cështje qe lidhen me punën.

GAFORRJA JAVOR

12/04/2021 TO 18/04/2021

Java fillon me Hënën e re që do realizohet në shenjën e Dashit në 12/4 e cila sjell zhvillime në cështje profesionale. Një propozim i ri profesional apo një pozicion i ri në punë që tashmë keni janë skenare shumë të mundshme me ndikimin e kësaj Hëne të re. Kusht i detyrueshëm për ngjarje pozitive është të shmangni lëvizjet impulsive. Në 15/4 Marsi që ndodhet në shenjën e Binjakëve do krijojë një trekëndësh me Jupiterin që ndodhet në shenjën e Ujorit dhe ky kënd do ndihmojë të sistemoni disa borxhe që keni nga e kaluara, pasi dhe të bëni disa sistemime në fushën ekonomike.

Dashuria

Këtë javë ka mundësi të ndjeni nevojën të ndryshoni disa gjëra “menjëherë”, por kjo ka nevojë dhe për pjesmarrjen e partnerit tuaj! Disa iniciativa që lidhen me ju dhe atë që mund të krijojnë nervozizëm nëse më parë nuk janë biseduar. Hyrja e Afërditës në shenjën e Demit në 15/4 do zgjerojë rrethin tuaj duke ju afruar më pranë me persona të caktuar, periudhën e ardhshme ka shumë mundësi t’ju sjellë dhe një romancë me një person që ndodhet në rrethin tuaj të gjërë shoqëror.

Puna dhe Ekonomia

Detyrimet profesionale dhe c’do gjë tjeër që lidhet me punën do ndodhet në sipërfaqje këtë javë. Ka shumë mundësi të ekzistojnë zhvillime pozitive në cështjet profesionale, mjafton të shmangni “kurthin” që quhet kokfortësi. Kjo do mundej t’ju drejtojë në lëvizje të cilat nuk do jenë ndihmuese për ju dhe do përbëjnë pjesë lojrash fuqie dhe pushteti.

LUANI JAVOR

12/04/2021 TO 18/04/2021

Hëna e re që do realizohet në shenjën e Dashit në 12/4 është ngjarja e parë astrologjike e kësaj jave! Kjo Hënë e re tregon se një shoqëri apo një bashkpunim mund të bëhet akoma më e fortë, pasi rrethanat që do ekzistojnë do t’ju ndihmojnë të përmirsoni dhe të përforconi disa lidhje që ju interesojnë dhe keni investuar në to. Ka mundësi të ekzistojnë disa cështje pune të cilat do t’ju krijojnë nervozizëm, por përpiquni të mos lini këtë nervozizëm të ngjyrosë humorin tuaj. Në 15/4 trekëndëshi midis Marsit që ndodhet në shenjën e Binjakëve dhe Jupiterit që ndodhet në shenjën e Ujorit krijon rrethana shumë të mira për zhvillimin e një lidhjeje personale apo profesionale.

Dashuria

Java do fillojë me ëndrra që duket se do bëni së bashku me partnerin tuaj të cilat do luajnë rol të vecantë në qëndrimin tuaj, pasi do krijojnë një atmosferë të bukur midis jush. Brena këtyre ëndrrave ndoshta do ndodhet dhe një udhëtim i cili dëshironi të bëni sapo jua lejojnë rrethanat. Me hyrjen e Afërditës në shenjën e Demit në 15/4 fillon një periudhë shumë e mirë për ju që jeni beqarë, pasi duket se do shfaqet një person i cili do t’ju joshë. Nuk përjashtohet të lidhet me një farë mënyre me fushën profesionale.

Puna dhe Ekonomia

Me hyrjen e Afërditës në shenjën e Demit fillon një periudhë e re e cila është ideale për tu përqendruar në cështje që lidhen me punën. Vëmëndja që do jepni në cështje profesionale dhe përpjekja që do bëni për ti, duket se do kenë dhe rezultatet përkatëse. Përmirësimi i një situata në punë është një skenar i mundshëm ashtu si dhe zhvillimi pozitiv i një cështjeje profesionale.

VIRGJËRESHA JAVOR

12/04/2021 TO 18/04/2021

Java fillon me Hënën e re që do realizohet në shenjën e Dashit në 12/4, e cila sjell në sipërfaqje cështje që lidhen me lidhjet personale pasi dhe bashkpunime. Këndet pozitive që do realizojë Marsi dhe Jupiteri do krijojnë rrethanat favorizuese për tu zhvilluar një njohje apo një romancë e freskët. Sqarimet duket se do jenë të nevojshme në c’do rast, për të fituar një imazh më të mirë për një lidhje që ju intereson. Në 15/4 trekëndëshi i Marsit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Jupiterin që ndodhet tek shenja e Ujorit përforcon frymzimin dhe dëshirën tuaj creative dhe sjell zhvillime të këndshme në cështjet e jetës tuaj personale.

Dashuria

Këtë javë duket se do ekzistojë lëvizshmëri në cështje të cilat lidhen me lidhjet tuaj personale apo një njohje që keni bërë dhe dëshironi të zhvillohet. Hëna e re që do realizohet në fillim të javës në shenjën e Dashit, tregon se për tu hapur një kapitull i ri përsa ka lidhje me një cështje sentimentale do duhet të jenë mbyllur më të vjetrat. Hyrja e Afërditës në shenjën e Demit në 15/4 do krijojë ndjenja të forta, të cilat me rradhën e tyre do krijojnë pasion midis jush dhe dikujt që ju interesin.

Puna dhe Ekonomia

Këtë javë duket se do keni komunikim me personat që ndodhen në ambjentin tuaj profesional dhe brenda këtij komunikimi nuk përjashtohet të ekzistojnë dhe disa të reja në lidhje me punën. Klima që do ekzistojë midis jush dhe të tjerve do luajë rol përcaktues në menaxhimin dhe zhvillimin e cështjeve profesionale dhe kjo është dicka që do duhet të keni ndërmend. Një propozim për një bashkpunim të ri ka mundësi të shfaqet.

PESHORJA JAVOR

12/04/2021 TO 18/04/2021

Këtë javë duket se do t’ju shqetësojnë shumë cështje të cilat lidhen me përditshmërinë tuaj pasi dhe disa cështje pune. Hëna e re që do realizohet në shenjën e Dashit në 12/4 sjell punë dhe detyrime në sipërfaqje por të njëjtin moment përforcon energjinë tuaj dhe dëshirën për të arritur t’ja dilni mbanë. Trekëndëshi midis Marsit që ndodhet në shenjën e Binjakëve dhe Jupiterit që ndodhet në shenjën e Ujorit në 15/4 tregon se një personi juaj familjar do ndihmojë rëndësishëm në menaxhimin e të gjithave të mësipërme.

Dashuria

Hyrja e Afërditës në shenjën e Demit në 15/4 do përforcojë fushën e lidhjeve ndërpersonale dhe do përmirësojë klimën në to. Kështu që nëse ndodheni tashmë në një lidhje ka shumë mundësi të ekzistojnë mundësi për të rinovuar këtë lidhje me partnerin tuaj, të afroheni më pranë dhe të vendosni qëllime të përbashkta. Nëse jeni beqarë ka mundësi të takoni një person që do t’ju krijojë nevojën të filloni një lidhje të re me të. Duket se lidhjet do ndodhen në sipërfaqje për të gjithë periudhën e ardhshme si të jeni beqarë ose si të keni gjetur partnerin tuaj.

Puna dhe Ekonomia

Fusha profesionale do ndodhet në prioritetet tuaja këtë javë pasi do ekzistojnë shumë punë të cilat duhet të përmbushni, me rezultat të menaxhoni disa detyrimet tuaja pothuajse në mënyrë mekanike. Pavarsisht këtyre do duhet të jeni të kujdesshëm për të mos bërë ndonjë gabim akoma dhe në cështje që për ju bëjnë pjesë në rutinën e përditshmërisë tuaj.

AKREPI JAVOR

12/04/2021 TO 18/04/2021

Kjo javë është e kushtuar në dashuri pasi Hëna e re që do realizohet në shenjën e Dashit në 12/4 sjell në sipërfaqje ndjenjat tuaja dhe kthen vëmëndjen tuaj në persona dhe aktivitete që ju frymzojnë! Nëse përqendroheni në të mësipërmet java interpretohet shumë e bukur për ju pasi ndjenjat e bukura apo frymzimi dhe kreativiteti do t’ju japin një të tashme të fuqishme. Trekëndëshi i Marsit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Jupiterin që ndodhet në shenjën e Ujorit në 15/4 mund t’ju afrojë më pranë me një person të cilin keni njohur së fundmi apo lidhet me persona që ndodhen në rrethin tuaj të ngushtë.

Dashuria

Një interes i ri sentimental duket se do ekzistojë këtë javë dhe Hëna e re në shenjën e Dashit do krijojë terren të përshtatshëm për tu zhvilluar. Flirti dhe bisedat do kenë nderin e tyre dhe do ndihmojnë vecanërisht humorin tuaj. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje me hyrjen e Afërditës në shenjën e Demit në 15/4 fillon një periudhë që do ketë nevojë ti jepni prioritet në përditshmërinë me partnerin tuaj, për ti parë nëse ka nevojë për disa veprime përmirsuese për të qënë më shumë shoqërore për ju.

Puna dhe Ekonomia

Punët dhe detyrimet duket se nuk do ndalojnë këtë javë dhe madje gjatë mesit të saj ndoshta fillojnë të rriten. Përpiquni të mos lini gjëra për “moment të fundit” , pasi kjo është dicka e cila do ndikojë rëndësishëm në stresin tuaj. Disa cështje personale dhe kontakti me personat që ju sjellin humorin do përbëjnë “ilacin” e të gjitha detyrimeve profesionale për këtë javë.

SHIGJETARI JAVOR

12/04/2021 TO 18/04/2021

Hëna e re që do realizohet në 12/4 në shenjën e Dashit do t’ju krijojë sjellje të mbyllur dhe do t’ju vërë në procedurë të merreni më shumë me gjëra që lidhen me shtëpinë dhe familjarët tuaj. Kjo Hënë e re mund të sjellë një fillim të ri dhe nuk përjashtohet të filloi të keni ide në lidhje me një ndryshim në shtëpi apo akoma dhe me një zhvendosje. Përpiquni të mos merrni asnjë vendim impulsive pasi këto cështje kanë nevojë për programatizim para se të realizohen. Trekëndëshi i Marsit që ndodhet në shenjën e Binjakëve me Jupiterin që ndodhet tek Ujori në 15/4 do ndihmojë rëndësishëm në zhvillimin e disa cështjeve të përditshmërisë.

Dashuria

Java mund të filloje me sjellje të mbyllur për ju por sa kalojnë ditët ky qëndrim ju jep në vëndin e tij ndjenja të lumtura dhe dëshirë për të komunikuar. Hyrja e Afërditës në shenjën e Demit në 15/4 do luajë rol të madh në cështjet tuaja sensuale periudhën e ardhshme, pasi nga pozicioni i ri i saj duket se ju favorizon vecanërisht! Nëse jeni beqarë nuk përjashtohet të ekzistojë një interes i ri i cili mund të zhvillohet në një dashuri të re. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje aktivitetet e përbashkta dhe komunikimi thelbësor me partnerin tuaj do përforcojnë akoma më shumë ndjenjat tuaja.

Puna dhe Ekonomia

Frymzimi dhe dëshira krijuese do ndikojnë në menaxhimin më të mirë të detyrimeve tuaja profesionale këtë javë. Të mbani mend se mënyra që do I qasni do luajë rol të madh në zhvillimin e tyre dhe në humorin tuaj. Nga fundi i javës ka mundësi të ekzistojë një projekt i ri profesional i cili ka nevojë për frymzim dhe imagjinatë!

BRICJAPI JAVOR

12/04/2021 TO 18/04/2021

Këtë javë komunikimi do luajë rol të rëndësishëm në lidhet me personat që ndodhen në rrethin tuaj të ngushtë por edhe në humorin tuaj. Hëna e re që do realizohet në shenjën e Dashit në 12/4 krijon oreks për bisedë, diskutime dhe komunikim me persona që doni. Në 15/4 trekëndëshi midis Marsit që ndodhet tek Binjakët dhe Jupiterit që ndodhet në shenjën tuaj mund t’ju drejtojë në lëvizje të cilat do krijojnë zhvillime të këndshme dhe pozitive në cështje që lidhen me jetën tuaj personale.

Dashuria

Trekëndëshi midis Marsit dhe Jupiterit sjell mbarësi në cështjet tuaja sentimentale, si të jeni beqarë apo nëse ndodheni tashmë në një lidhje! Kombinimi i lehtësisë suaj komunikuese por dhe disa lëvizjeve që do bëni mund të krijojnë një klimë shumë të mirë midis jush dhe një personi që ju intereson. Hyrja e Afërditës në shenjën e Demit në 15/4 do ju vërë në procedurë të filloni të mendoni një bashkjetesë me partnerin tuaj dhe nuk përjashtohet periushën e ardhshme të ekzistojnë biseda drejt këtij drejtimi!

Puna dhe Ekonomia

Fuqia e komunikimit do luajë rol të rëndësishëm dhe në detyrimet tuaja profesionale këtë javë pasi duket se talented tuaja komunikuese do ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e cështjeve që lidhen me punën. Kjo nuk do të thotë se nuk do ekzistojnë cështje të cilat do t’ju nervozojnë, por tregon se me një mënyrë apo me një tjetër, do arrini ti menaxhoni dhe të dilni të padëmtuar nga to.

UJORI JAVOR

12/04/2021 TO 18/04/2021

Këtë javë do shihni veten tuaj duke menduar më shumë cështje që lidhen me fushën ekonomike pasi dhe disa cështje të cilat kishit lënë pezull periudhën e kaluar. Hëna e re që do realizohet në shenjën e Dashit në 12/4 do ju vërë në procedurë të aktivizoheni për të fituar një marrveshje ekonomike apo të “vendosni në një rregull” të ardhurat, shpenzimet dhe detyrimet tuaja. Trekëndëshi midis Marsit që ndodhet në shenjën e Binjakëve dhe Jupiterit që ndodhet në shenjën e Ujorit në 15/4 do ju ndihmojë të menaxhoni një cështje e cila vjen nga e kaluara.

Dashuria

Hyrja e Afërditës në shenjën e Demit në 15/4 do ndryshojë klimën që ekziston në jetën tuaj personale dhe duket se do krijojë më shumë socilizim për të komunikuar dhe të njihni njerëz të rinj. Rrjetet sociale duket se “do marrin flakë” periudhën e ardhshme dhe nuk përjashtohet të afroheni më pranë me një person me të cilin keni të njohur të përbashkët dhe shokë. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje bisedat që do keni me një partnerin tuaj dhe cështje që do ekzistojnë për bisedim do luajnë rol përcaktues dhe në ndjenjat tuaja.

Puna dhe Ekonomia

Këtë javë ka mundësi t’ju shqetësojë mjaftueshëm skeleti ekonomik i një pune apo një cështjeje ekonomike dhe duket se në këtë do përqendroheni. Me lëvizjet përkatëse nga ana juaj por edhe me komunikimin që do keni me personat “celës” në këtë, duket se do mundet të menaxhoni në favorin tuaj dhe të dilni të fituar. Mos lini disa mendime në lidhje me të dhëna supozime t’ju krijojnë stres.

PESHQIT JAVOR

12/04/2021 TO 18/04/2021

Fusha ekonomike është ajo që do ndodhet në sipërfaqje për këtë javë dhe bashkë me të do ekzistojnë mundësi për tu kompromentuar dhe të menaxhoni në favorin tuaj cështjet e hapura ekonomike. Afërdita që ndodhet në shenjën e Dashit do krijojë një kënd favorizues me Marsin tek Binjakët në fillim të javës dhe një tjetër me Jupiterin tek Ujori në fund të javës. Kjo tregon se do jetë më e lehtë jo vetëm të menaxhoni cështjet e lëna pezull ekonomike por me një farë mënyre të dilni të fituar nga një sistemim që do ketë lidhje me një marrveshje ekonomike. Në mes të javës, katrori i Marsit me Neptunin që ndodhet në shenjën tuaj, ju thotë të jeni të kujdesshëm pasi ka shumë mundësi të bëni një vlersim të gabuar.

Dashuria

Kontakti me partnerin tuaj do funksionojë shumë pozitivisht për qëndrimin dhe psikologjinë tuaj këto ditë, ndaj mos lini pas dore komunikimin me të. Nëse jeni beqarë këndet pozitive të Afërditës me Marsin dhe Jupiterin sjellin zhvillime në një flirt i cili ka filluar së fundmi. Ka mundësi në mes të javës të ekzistojnë disa dilema dhe do duhet të jeni të kujdesshëm me vendimin që do merrni, pasi katrori Marsit/Neptunit mund t’ju shtyjë në një vlersim të gabuar dhe si pasojë në një lëvizje të gabuar në fushën sentimentale.

Puna dhe Ekonomia

Skeleti ekonomike i detyrimeve tuaja profesioanle është ai që do t’ju shqetësojë mjaftueshëm këtë javë dhe nuk përjashtohet të ekzistojnë dhe mundësi për ti menaxhuar më mirë disa cështje që kanë mbetur pezull. Në mes të javës ka mundësi të ekzistojnë mesazhe të ngatërruara për një punë të cilën duket të përmbushni ndaj nëse dëshironi të shmangnni “ngatërresat” shihni me shumë kujdes detajet e saj para se të filloni.


Like it? Share with your friends!